Telegrafi

Martija Stanojkoviq do ta prezantojë Maqedoninë në ‘Eurovizionin’ e fëmijëve

Martija Stanojkoviq nga Kumanova është zgjedhur të jetë përfaqësuese e Maqedonisë në edicionin e këtij viti për fëmijë “Eurovision” që do të mbahet në nëntor në Maltë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Finalistja 12-vjeçare në show “Yjet-Pink” në një konkurrencë të fortë është përzgjedhur për të përfaqësuar Maqedoninë në festivalin prestigjioz, njoftoi Radiotelevizioni i Maqedonisë.

Konkursi do të mbahet për herë të 14-të këtë vit nga 20 nëntor në Valletta, Maltë. /Telegrafi/