Site icon Telegrafi

Martial i vendosur të largohet, refuzon një tjetër ofertë të Unitedit

BERN, SWITZERLAND - SEPTEMBER 19: Anthony Martial of Manchester United celebrates the third goal for Manchester during the Group H match of the UEFA Champions League between BSC Young Boys and Manchester United at Stade de Suisse, Wankdorf on September 19, 2018 in Bern, Switzerland. (Photo by Christian Kaspar-Bartke/Getty Images)

Anthony Martial duket se ka vendosur përfundimisht të largohet nga Manchester United.

Sulmuesi francez është futur në vitin e tij të fundit të kontratës me Djajtë e Kuq dhe ende nuk ka pranuar rinovimin e saj.

Kontrata e francezit me Unitedin skadon në qershor të vitit 2019 dhe nga janari Martial mund të nënshkruajë para kontratë me ndonjërën nga skuadrat e interesuara për të.

United po kërkon me çdo kusht të vazhdoj kontratën me lojtarin, por së fundmi francezi e ka refuzuar edhe një ofertë të tyre.

(Photo by Christian Kaspar-Bartke/Getty Images)

Sipas asaj që ka raportuar RMC Sport, Martial i ka bërë të qartë klubit se nuk dëshiron qëndrimin në Old Traford.

Djajtë e Kuq tani po mendojnë që ta nxjerrin në shitje lojtarin gjatë afatit kalimtar të janarit që në qershor mos të largohet pa fituar fare klubi.

Chelsea, Arsenal dhe Tottenham Hotspur janë tri skuadrat angleze që po e duan lojtarin.

Ndërkohë Martial ka zgjuar edhe interesimin e skuadrave tjera të mëdha si Roma, Inter, Juventus, Bayern Munich e Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Exit mobile version