Telegrafi

Martial tregon se si po e këshillon Solskjaer

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Anthony Martial është duke shijuar futbollin nën menaxherin e Ole Gunnar Solskjaerit.

Trajneri norvegjez ka fituar gjashtë ndeshjet e para me skuadrën e Old Traffordit.

Sulmuesi francez do të jetë i hapur për qëndrimin e legjendës së klubit që të mbetet në ekip përtej fundit të sezonit aktual.

“Gjithçka po shkon shumë mirë për momentin, të gjithë janë të lumtur. Pra, nëse vazhdon, pse jo?”

“Ishte e shkëlqyer për mua të punoja me një menaxher, i cili gjithashtu ishte sulmues në kohën e tij”.

“Ai më jep këshilla të mira, sidomos kur është fjala për pozicionimin përpara golave dhe teknikës së përfundimit. Më ka ndihmuar shumë. Këshilla më e mirë që kam marrë prej tij është se duhet të luaj në pikat e forta”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Manchester Unitedit

“Ai gjithashtu më tha të mos bëj shumë presion mbi veten time dhe të përpiqesha të shpreh veten në fushë”, tha sulmuesi.

Ndryshe, United aktualisht pozicionohet në vendin e gjashtë të renditjes tabelore të Ligës Premier me 41 pikë. /Telegrafi/