Site icon Telegrafi

“Martial po e shqyrton ofertën e klubit spanjoll”

Anthony Martial është duke e menduar mundësinë që të kalojë te Sevilla nga Manchester United.

Sulmuesi 21-vjeçari nuk ka luajtur edhe aq nën urdhëratë e Jose Mourinhos, ndërsa ka shënuar vetëm një gol në 11 paraqitje.

Ai mund ta ndjek rrugën e Samir Nasri që u huazua nga Manchester City drejt Sevillas.

“Jemi duke e studiuar ofertën e Sevillas”, ka thënë Lamboley.

“Sevilla është një klub shumë i mirë, janë në pozitë të mirë në La Liga, luajnë në Ligën e Kampionëve dhe kanë një trajner të jashtëzakonshëm. Kaq mund t’ju them”, ka thënë menaxheri i lojtarit Philippe Lamboley. /Telegrafi/

Exit mobile version