Anthnoy Martial do të jetë numrin nëntë i Manchester Unitedit për sezonin e ri.
Skuadra angleze ka njoftuar se sulmuesi francez ka marrë numrin nëntë në fanellë për edicionin 2019/20, pas largimit të Romelu Lukakut.
Belgu e kompletoi transferimin te Interi në këtë afat kalimtar veror, duke i lënë hapësirë Martialit që ta rrëmbejë këtë numër.
Siç duket Ole Gunnar Solskjaer do të luajë në qendër me francezin, derisa nga krahët pritet të jenë Marcus Rashford dhe Daniel James.
Kujtojmë se sulmuesi francez në sezonet e kaluar kishte mbajtur numrin 11-të në fanellë, por largimi i Lukakut ka mundësuar atij që të jetë nëntëshi i ri i Djajve të Kuq. /Telegrafi/
#AM9 👀@AnthonyMartial #MUFC pic.twitter.com/df3xEuyMXS
— Manchester United (@ManUtd) August 9, 2019