Jose Mourinho ka konfirmuar se ishte vendimi i Anthony Martial për të lënë turneun e Manchester Unitedit.
Reprezentuesi francez nuk i është bashkuar skuadrës në fazën parapërgatitore që po e zhvillon në SHBA.
E gjithë kjo pasi që lojtari është duke pritur të bëhet për herë të dytë baba dhe nuk ka dashur ta lë të vetme gruan shtatzënë.
Por, bosi i Unitedit pretendon se nuk kishte të drejtë ta ndalonte Martialin që ta linte skuadrën në Los Angeles për të fluturuar drejt Parisit.
“Kam kuptuar dy ose tre ditë më parë se Martial ishte duke shkuar në Paris. Kur është arsyeja personale, të gjithë e analizojnë situatën dhe vendosin se si i përshtatet”.
“Kur një njeri do të bëhet baba – në këtë rast, është hera e dytë që ai do të bëhet prindër – dhe vendos se është shumë e rëndësishme që të shkojë, askush nuk ka të drejtë ta ndalojë”, tha Mou.
Ndryshe, United shënoi fitore kundër Bayern Munichut në saje të ekzekutimit të penalltive pasi që ndeshja në kohën e rregullt kishte përfunduar 1-1. /Telegrafi/