Telegrafi

Martial: Kisha frikë nga futbolli anglez

Anthony Martial ka treguar se ka qenë i frikësuar nga intensiteti i Ligës Premier para transferimit te Manchester Unitedi.

Djajtë e Kuq i befasuan të gjithë në verën e kaluar duke paguar 61.5 milionë funte për transferimin e 20-vjeçarit nga Monaco.

“Në fillim kisha frikë, sepse kisha dëgjuar shumë për intensitetin e futbollit anglez. Mirëpo, gjatë ndeshjeve e kuptova se isha në gjendje të luaja dhe isha i kënaqur për këtë, sepse si i ri e kam pasur të vështirë t’i përfundoja ndeshjet, si 17 vjeçar më thoshin të isha i vëmendshëm në durimin tim”, ka deklaruar Martial.

I pyetur nëse ka frikë nga intensiteti i ndërhyrjeve në futbollin anglez, ai është përgjigjur: “Jo për intensitetin, te ndërhyrjet duhet të mësohesh t’i shmangësh dhe të mos e lëndosh veten. /Telegrafi/