Site icon Telegrafi

Martial kërkon të largohet nga Man Utd në janar

Agjenti i Anthony Martial, Philippe Lamboley ka zbuluar se sulmuesi francez kërkon të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi nuk është i kënaqur me kohës e lojës.

26-vjeçari ka rënë në hierarkinë e zgjedhjeve te klubi nga Liga Premier, me vetëm dy ndeshje si titullar për Djajtë e Kuq këtë sezon.

Me pesë herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, në krye të sulmit dhe Edinson Cavanin që ofron një alternativë me përvojë në një pozicion qendror, Martial është gati të përballet me një sfidë të re diku tjetër.

Lexo po ashtu Juventusi shton Lacazetten dhe Martialin në listën me gjashtë dëshira për sulmin

Sulmuesi francez tani kërkon të largohet nga Old Trafford dhe të transferohet diku ku mund të luajë më shumë.

“Anthony dëshiron të largohet nga klubi në janar”, ka thënë fillimisht agjenti Lamboley për Sky News.

“Ai thjesht duhet të luajë. Ai nuk dëshiron të qëndrojë në janar dhe unë do të flas me klubin së shpejti”, përfundoi agjenti i Martial.

Juventusi dhe Barcelona janë dy klubet që janë lidhur më shumë Martial kohëve të fundit dhe një transferim tek njëra nga këto dy skuadra lehtë mund të ndodh. /Telegrafi/

Exit mobile version