Telegrafi

Martial ka marrëveshje të re me Unitedin

Foto: Getty Images/Goal

Agjenti i Anthony Martial ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin për rinovimin e kontratës.

RMC Sport shkruan se Martial ka arritur marrëveshje me Unitedin për të zgjerguar qëndrimin e tij në Old Trafford për pesë vjet të tjera.

Klubi ka aktivizuar një rinovim një vjeçar në kontratën e tij ekzistuese dhe lojtari po kalon sezonin si top golashëneus me nëntë gola, po aq sa kanë edhe Lukaku dhe Pogba.

Martial është një prej më të pëlqyerve të trajnerit të ri, Ole Gunnar Solskjaer.

Agjenti i Martial PHilippe Lamboley ka konfirmuar rinovimin e kontratës.

“Disa detaje pritet të finalizohen”, tha Lamboley duke bërë të ditur se shumë shprejt pritet edhe konfirmimi zyrtar. /Telegrafi/