Sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial, ka thënë se ai e dashuron futbollin anglez.
Sipas Martial, futbolli anglez është më i miri në botë.
“Liga Premier është më fizike se Ligue 1. E dua futbollin anglez, është më i miri në botë sipas mendimit tim dhe shpresoj të qëndroj edhe për shumë vite këtu”.
“Eshtë e vërtet se atmosfera këtu është më ndryshe se ajo në Francë, njerëzit këtu jetojnë dhe frymojnë futboll, dhe kjo më pëlqen, e dihet që secili futbollit ka dëshirë të luaj në Angli”, u shpreh Martial. /Telegrafi/