Telegrafi

Martial drejt largimit, Man Utd gjen zëvendësuesin e francezit

Anthony Martial pritet të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Sulmuesi francez nuk po pëlqehet nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer dhe Manchester United e ka nxjerr në shitje atë.

Djajtë e Kuq synojnë që në janar nga shitja e sulmuesit francez të fitojnë mbi 40 milionë euro.

Drejtuesit e klubit anglez nuk kanë humbur kohë dhe tanimë kanë gjetur futbollistin që do ta zëvendësojë Martialin në Old Traford.

Sulmuesi francez i Bayer Leverkusen, Moussa Diaby është në radarin e Djajve të Kuq për ta transferuar në Old Traford.

22-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion, ku në shtatë ndeshjet e para në Bundesliga ka shënuar katër gola e ka asistuar në një tjetër.

Mediat angleze kanë raportuar se United është gati të shpenzojë rreth 50 milionë euro për transferimin e francezit nga Bayer Leverkusen. /Telegrafi/