Anthony Martial pritet të nënshkruajë një kontratë të re me Manchester Unitedin pasi beson se trajneri Jose Mourinho do të largohet shumë shpejt nga klubi.
E ardhmja e sulmuesit francez ka qenë pjesë e thashethemeve tash e një kohë të gjatë.
Martial ka shprehur haptas dëshirën për largim nga Old Trafford pas raporteve jo të mira me trajnerin Mourinho.
Megjithatë, tani thuhet se kanë ndryshuar gjërat dhe talenti francez ka vendosur të mbetet edhe më tutje të Djajtë e Kuq.
22-vjeçarit i është ofruar kontrata e re pavarësisht nga kundërshtimet e tij publike me menaxherin Mourinho.
Martial thuhet se është i bindur tani të nënshkruajë marrëveshjen, pasi ai beson se Mourinho do të largohet nga Old Trafford.
Sipas mediumit The Times, Martial do të nënshkruajë një marrëveshje të re pesëvjeçare të Manchester Unitedi.
Ndryshe, për francezin interesim kishin shprehur skuadra si Chelsea, Tottenham Hotspur, Bayern Munichu dhe Real Madridi. /Telegrafi/