Site icon Telegrafi

Martha Clements, stilistja e verbër (Video)

“Këto flokë janë të gjata, o Zot”, thotë Clements derisa prek me dorë flokët e njërës prej klienteve. Clements pastaj mat flokët e klientes Kathy dhe i tregon se sa do t’i shkurtojë. “Mu këtu, këtu afër mjekrës”, thotë Martha.

Clements ka punuar si stiliste rreth 10 vjet para se të verbohej. Por, kur e shihni duke punuar, e harroni se ajo është e verbër. Clements në moshën 42 vjeçare u sëmur rëndë dhe humbi shikimin. Por kurrë nuk e humbi besimin për jetë më të mirë.

“I falem Zotit për çdo ditë të verbërisë sime, sepse jam gjallë. Kam mundur të vdes, por ja shpëtova. Unë jam e shëndetshme dhe kjo është më e rëndësishmja”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version