Telegrafi

Martesë në kozmos për 2.3 milionë dollarë

Që ‘po-në’ e tyre ta thonë në kozmos, çiftet e lumtura duhet të paguajnë 2.3 milionë dollarë, në të cilat është përfshirë edhe ceremonia e kurorëzimit në anije të vogël kozmike të lansuar 100 kilometra në ajër.

‘Gjatë fluturimit njëorësh çifti për disa minuta do të jetë në gjendje të papeshë, kur në praninë e tre njerëzve do të shprehin betimet e tyre’, ka sqaruar drejtori i kompanisë japoneze First Advantage, e cila ofron këtë shërbim hapësinor. Pjesa kryesore e ceremonisë do të kryhet pak kohë pas nisjes, në mënyrë që të porsamartuarit të kanë sa më shumë kohë për t’u kënaqur në pamjen nga anija kozmike.