Site icon Telegrafi

Martesë në 6.500 metra lartësi mbidetare, dasmorëve dhe çiftit i janë nevojitur tri ditë të ngjiten në maje

Johny Pacheko dhe Haidi Pako, i thanë “po” njëri-tjetrit gjatë ceremonisë martesore që e organizuan në majën Ilimani, që konsiderohet si maja më e lartë në pjesën perëndimore të Bolivisë.

Dyshja kishin pasur fat me mot, pasi që dielli dhe temperaturat e larta e bën ceremoninë martesore në maje të kodrës më të veçantë, transmeton Telegrafi.

E për një ceremoni të tillë janë nevojitur pajisje të veçanta për ngjitje. Madje përpos nuses edhe dasmorëve u janë nevojitur tri ditë që të ngjiten në maje të kodrës – duke u nisur nga La Plaza.

Disa persona kishin për detyrë të mbajnë fustanin e bardhë të nusërisë, e disa të tjerë ta asistojnë në manikyr dhe pedikyr, që nuk ishte aspak një punë e lehtë në atë terren.

Johnny dhe Haidi u betuan për besnikëri dhe dashuri pa kushte në një lartësi mbidetare prej 6439 metrave.

“Që të dy janë sportistë dhe adhurues të flaktë të natyrës dhe alpinizmit. Për këtë arsye vendosën të martohen në maje të kodrës”, ka thënë kumbara Agustin Gonzales. /Telegrafi/

 

Exit mobile version