Telegrafi

Martesë e vërtetë e yllit hollivudian, apo thjesht aktroi? (Foto)

Një njeri aq ekscentrik sa ai, zor se do të mbërthehej në institucionin e martesës. Por, kur vjen fjala te Shia LaBeouf, mos thuaj asnjëherë kurrë.

Aktori hollivudian lidhi kurorë me Mia Goth, me të cilën ndan të njëjtin profesion. Nuk ishte një dasmë e zakonshme ajo e yllit të “Transformers”, pasi ceremoninë e ndërrimit të unazave, çiftit ia kremtoi një imitues i Elvis Presleyt.

Një imitues i Elvis Presleyt e drejtoi ceremoninë.

Martesat hollivudiane zakonisht janë luksoze e të bujshme, por 30-vjeçari preferoi të mbante një profil më të ulët.

LaBeouf dhe Goth i shkëmbyen betimet martesore në kishën Viva Las Vegas, ku organizohen dasma që nisin nga 260 dollarët e për tematike kryesore kanë këngëtarin legjendar.

Martesa nuk ishte luksoze ashtu si ndodh rëndom me yjet e mëdha.

Mirëpo, edhe pse Shias i rrëshqitën nja dy lot gjatë ceremonisë, nuk janë të paktë ata që hedhin dyshime mbi lëvizjen e fundit të aktorit, të njohur për prirjen tek arti i performancës.

Sipas tyre, nuk është çudi që në fund të rezultojë se në fakt, edhe martesa e tij, nuk ka qenë asgjë më shumë sesa thjesht aktrim. /TopChannel/Telegrafi/

Ekziston edhe dyshimi se gjithçka ishte e montuar dhe martesa nuk ka ndodhur realisht.