Telegrafi

Martesat shtegtare

“Kjo është mënyra se si do të ngjiteshin në ‘dhomën e luleve’ të grave burrat mosho”, ua shpjegon Ke Mu vizitorëve si një akt triumfi duke ulur kokën në dritaren e dhomës së luleve, ose dhoma private e fjetjes. Ke Mu kujdeset të drejtojë pak cepin e kapelës, transmeton “Koha Ditore” shkrimin e NYT.

Me mbiemrin e vajzërisë

Ishte mëngjes në fshatin liqenor Luoshui, këtu në Kinën jugperëndimore. Në një rruginë të ngushtë, pluhurosur prej punimeve që po bëhen në ndërtimtari prej një grup të rinjsh, përfshirë edhe zonjën Ke, 18 vjeçe, që po përgatitet për një ditë tjetër në qendrën kulturore të njohur zyrtarisht si Muzei Popullor Mosuo.

Detyra e tyre është që të vënë në pah traditat e mesuos, grup etnik që thuhet se ka qenë i fundit ku sundohej prej femrave në shoqëri, ku fëmijët merrnin mbiemrat e nënave dhe ku vajzat janë më të preferuara se djemtë.

Mahnitja me këto tradita ka çuar drejt turizmit të hovshëm në këtë rajon dikur të izoluar.