Telegrafi

Martesat larguan disa nga yjet e Superligës drejt kurbetit (Foto)

Superliga e Kosovës vazhdon të ketë një nivel të dobët me klubet që nuk janë edhe aq të organizuara.

Pagat në shumë klube janë minimale, ndërsa edhe ato shumë shpesh nuk jepen me rregull.

E për shumë futbollistë si zgjidhje mbetet edhe largimi nga vendi ynë.

Disa praj tyre janë larguar në vitin 2017, jo për tu transferuar në ndonjë skuadër por për të vazhduar jetën në kurbet, ku kanë gjetur fatet e jetës.

Blerand Kurtishaj i zgjedhur dy herë top-shënues në Superligë dhe njëri ndër lojtarët më të mirë në vend, nuk e vazhdoi karrierën në skuadrat evropiane, por u martua.

Ai vazhdon të luajë futboll, por në kategori të ulëta të futbollit Gjerman. Kurtishaj kishte luajtur në verë për 89-shin në Ligën e Kampionëve.

Petrit Osmani ishte padyshim njëri prej mesfushorëve më të mirë të viteve të fundit. Osmani tani aktualisht është në Gjermani, ku është martuar.

Mesfushori ka luajtur për skuadra si Hysi, Prishtina, Drita.

Kushtrim Lushtaku është një nga yjet e futbollit kosovar. Ai ka që moti pasportë të Gjermanisë. Por së fundmi ai kishte kontratë valide me 89-shin dheu rikthye në Gjermani pasi i dha fund beqarisë.

Lushtaku ka bërë karrierë në shuam skuadra si Munich 1860, Orebro, Fortuna Koln, Kukësi, Flamurtari.

Në Kosovë ka bërë karrierë te Trepça ’89 dhe Drenica. /Telegrafi/