Martesat brenda të njëjtin seks ka qenë tema e sotme e diskutimit dhe përballjes mes klerikëve dhe përfaqësuesve të LGBT-së. Pjesë e panelit të emisionit “Njerëz në fokus”, në ‘News24’ ishin Miron Cako, Drejtor i Katekizmit në Kishën Ortodokse Autoqefale, Ylli Gurra, Myftiu i Tiranës, Syrja Xhelo, përfaqësues i Kryegjyshatës Botërore e Bektashinjve dhe Delina Fico, aktiviste e të drejtave të njeriut.
Po ashtu, i ftuar ishte dhe Kristi Pinderi, përfaqësues i Komunitetit LGBT (Pro LGBT), Xheni Karaj, përfaqësuese e Komuniteti LGBT (Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT) si dhe Dom Gjergj Meta, përfaqësues i Kishës Katolike. Sipas klerikëve, feja nuk i legjitimon martesat brenda të njëjtin seks, ndërsa ajo e konsideron veprimin, mëkat.
Feja thotë se homoseksualizmi është mëkat. Liria jote mbaron, aty ku fillon liria e tjetrit. Homoseksualizmi nuk është mëkat personal”, pohuan klerikët. Ndërkohë, Delina Fico, Aktiviste e të drejtave të njeriut ka qenë kundër këtij mendimi, ndërsa ka theksuar se feja është e ndarë nga shteti, pasi Shqipëria është një shtet laik.
“Martesa është rregullim ligjor në raport me shtetin. Kushtetuta duhet të na mbrojë, si ligj themeltar. Ndryshimi në ligj parashikon jo diskriminim. Ndaj ndryshimet duhet të bëhen në Kushtetutë për LGBT, jo fshehtas”, pohoi Fico. Sakaq, Miron Çako theksoi se: “Protestuam kundër ligjit për martesat e LGBT. Kjo nuk është normale. Këtë mund ta quajmë çfarëdolloj gjëje, bashkëjetesë, por jo martesë. Martesa ligjin e njeh, martesë mes një burri dhe një gruaje.”, tha Çako.
Ndërsa Xheni Karaj tha se “unë nuk dua të martohem në asnjë nga institucionet tuaja, as në xhami, as në kishë. Ne nuk prekemi nga asnjë e drejtë juaja.”. Të njëjtin mendim ndahu edhe Fico, e cila theksoi se mospëlqimi sjell diskriminim dhe urrejtje. “Urrejtja sjell vrasje si ato që ndodhën në Orlando”, u shpreh Fico./Ballkanweb/