Telegrafi

Martesa që për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi: Shembet ballkoni, dasmorët rrëzohen në tokë (Video)

Një çift i ri kishin ftuar miqtë dhe të afërmit që të festojnë me ata martesën e tyre në Kinë, por ky gëzim për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi në momentin kur u shemb ballkoni ku po festonin.

Derisa dyshja dhe dasmorët po festonin në ballkonin e shtëpisë së tyre, pllaka e betonit të ballkonit u shemb dhe disa prej tyre përfunduan në tokë, transmeton Telegrafi.

Raportohet se pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me urgjencë në spital, por është interesant fakti se pas këtij incidenti ahengu.

Një video amatore e publikuar në internet, shfaq momentin kur shembet ballkoni dhe dasmorët përfundojnë të lënduar në tokë. /Telegrafi/