Steve Dowey gjeti shpirtin e tij binjak pas shumë vitesh dhe realizuan një ceremoni madhështore në kishë, Angli, por jo gjithçka shkoi mirë.
Dhëndri 57-vjeçar e kaloi natën e parë të martesës në qeli.
Ai nisi të zihej me gruan e tij pasa Steve kërkonte të dilte të pinte me shokët, ndërsa nusja e donte në krevat.
Ajo e goditi me rrip në kokë dhe ai më pas e goditi duke e shtrirë përdhe, shkruan Tema.
Policia e mbërritur pak minuta pas sherrit e arrestoi 57-vjeçarin britanik nga Jorku duke kaluar kështu ditën e tij më të bukur brenda një qelie.