Telegrafi

“Martesa me Mariah Carey ka qenë gënjeshtër”!

Nick Cannon, ish-bashkëshorti i Mariah Carey, një moderator amerikan dhe njëkohësisht këngëtar publikoi këngën e tij të re, të titulluar ‘Oh Well’. Cannon flet për dashurinë e humbur dhe mendohet se me këtë i referohet Mariah.

Aktori 35-vjecar ka hedhur dritë mbi shumë sekrete te martesës së tyre, të cilën e ka quajtur një gënjeshtër.

Me mbi 520 milionë dollarë në llogarinë e saj bankare, është dicka e ditur që Mariah Carey është shumë here më e pasur se Cannon. Edhe përse ai është një nga moderatorët më të suksesshëm amerikan, Mariah duket se nuk ishte fare e kënaqur me këtë.

Në vargjet e tij, Nick këndon:’Gjithçka për të cilën ti kishe nevojë ishte dikush me shumë para dhe makina. Ende më vjen inat për këtë gjë. Ti del nga shtëpia, ikën dhe del me tjetrin, duke më dhënë arsye të heq dorë.’

Më pas kënga merr frymë më serioze në momentin që Nick Cannon përfshin edhe disa detaje të jetës së tyre private, ai thotë se edhe përse flinin bashkë asnjëri nuk ndihej mire. Mbase çdo gjë dukej e bukur për njerëzit ne TV, por në jetën e vërtetë askush nuk ishte i lumtur.

Po ashtu moderator shton se kjo marrëdhënie ishte thjesht një gënjeshtër, dhe tashmë e vdekur. Mbase ‘Oh Well’ është një përgjigje për këngën e Mariah Carey ‘Infinity’ dedikuar dështimit me Cannon.