Telegrafi

Martesa e tretë për aktoren hollivudiane (Foto)

Aktorja e njohur, Eva Longoria, ka lidhur kurorë me të fejuarin e saj, Jose Antonio Baston, në Meksikë.

Revista People raporton se çifti është martuar në një ceremoni jo shumë të madhe në Valle de Bravo, një qytet buzë liqenit rreth 140 kilometra larg Mexico City.

Në ceremoni, të ftuar ishin rreth 200 persona, transmeton Koha.net. Raportohet se në këtë dasmë kanë marrë pjesë të famshmit si, Victoria dhe David Beckham, Penelople Cruz, Ricky Martin, Katy Perry, ylli i grupit “Prison Break” Amaury Nolasco dhe Jaime Camil – ylli i grupit “Jane The Virgin”.

Longoria ishte fejuar me Baston dhjetorin e kaluar në Dubai dhe ata ishin në lidhje që nga viti 2013.

Ylli i serisë televizive, “The Desperates Housewives”, më parë ishte e martuar me aktorin Tyler Christopher dhe yllin e NBA-së, Tony Parker.