Milot Llalloshi i dha dje fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë në një prej restoranteve në Prizren.
Në prani të shumë të ftuarve, familjarë, miq e kolegë çifti Milot e Erxhina Llalloshi festuan duke ndezur atmosferën deri në orët e para të mëngjesit.
Ramush e Anita Haradinaj, Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Remzije Osmani, Gili, Violeta Kajtazi, Naimi e Mihrija ishin vetëm disa prej fytyrave publike të ftuara.
Për atmosferën u kujdesën Afrim Muqiqi dhe grupi NRG Band.
E natyrisht se ku shkel këmba e Afrimit nuk ka se si të jetë ndryshe përpos një atmosfere që mbahet mend nga secili i pranishëm.
Në një video të shkrepur nga Prive.al shihet çifti përkrah Afrimit, teksa në grumbullim gjendet edhe motra e Milotit, Edona, Adnan Merovci i kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
U trashëgofshin! /Prive/Telegrafi/