Telegrafi

Martesa e “Kemalit” në krizë (Foto)

“Kara Sevda” është pa diskutim një prej serialeve më të ndjekura turke, veçanërisht nga shqiptarët.

Suksesin e shikueshmërisë së lartë, ky serial po vazhdon ta ketë edhe në shumë vende tjera të botës.

Burak Oszcvit

Të njëjtën gjë mund të themi edhe për Burak Oszcvit, i cili në këtë serial luan rolin e “Kemalit” dhe është një personazh mjaft i ndjekur nga shqiptarët.

Ai është i martuar me Fahriye Evcen, me të cilën së fundmi ka pasur disa probleme, siç raportojnë mediat turke.

Fahriye Evcen

Bëhet fjalë për një rol të ri filmik të Burakut, i cili mesa duket ka qenë shkas që mes dyshes të lind një debat.

Ende nga çifti nuk është konfirmuar asgjë, mirëpo flitet në mediat se martesa e tyre është në krizë. /Telegrafi/