Një rekord historik në shkëmbimin tregtar mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë është regjistruar nga statistikat shtetërore të vendit për vitin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kështu ka bërë të ditur Oda Gjermane e vendit, gjegjësisht njeriu i parë i saj Patrick Martens në letrën e tij për mediat.
“Ne morëm të dhëna javën e kaluar që na befasuan këndshëm. Statistikat e tregtisë tregojnë se tregtia mes Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut në vitin 2021 përsëri u rrit ndjeshëm dhe arriti nivelin e saj rekord.
Në vitin 2021, tregtia mes dy vendeve arriti në 4.7 miliardë euro, një rritje prej 23.6 përqind krahasuar me vitin e kaluar.
Eksporti nga Maqedonia e Veriut drejt Gjermanisë në vitin 2021 është rritur për 24.8 përqind krahasuar me vitin 2020, ndërsa impoerti nga Gjermania për në Maqedoninë e Veriut është rritur nga 1 miliardë euro në 1.2 miliardë euro, çka shënon rritje prej 20.6 përqind”, shkruan Martens./Telegrafi/