Humanisti nga Peja, Adnan Hyseni, në kuadër të aktiviteteve të bamirësisë, ka arritur t’i grumbullojë paratë për ndërtimin e dy shtëpive.
Dy familjet të cilat do të bëhen me kulm mbi kokë, janë familja Ademi nga Podujeva dhe familja Jashari nga Peja.
Arta Jashari, nëna e pesë bijave, pas një kohë që kishte qëndruar nëpër shtëpi ku paguante qira, do të bëhet më shtëpi.
Artës, tash e disa vite i ka vdekur bashkëshorti në aksident komunikacioni, duke u bërë vet nënë e baba për vajzat e saj.
Ndërtimi i shtëpisë pritet të fillojë brenda 10 ditëve.
Ndërsa, familja e Bajram Ademit në Lagjen e Kuvajtit në Podujevë po jeton në gjendje shumë të rëndë ekonomike.
Veç kësaj, ditë më parë kjo familje u përball edhe me një problem. Një vajzë shtatëvjeçare atje e kafshuan qentë, e familja nuk po ka para as ta dërgoj tek mjeku.
Kjo familje falë angazhimit të Hysenit, do të behët me shtëpi të tyren. Themelet e shtëpisë pritet të vendosen këtë të diel. /Telegrafi/