Një marsh në mbështetje të bashkimit me Moldavinë në kryeqytetin Bukuresht të Rumanisë, u shndërrua në dhunë, pasi disa njerëz depërtuar në linjat e Policisë speciale për të arritur në një lokacion simbolik në qendër të qytetit.
Një zëdhënës i Policisë i tha një televizioni lokal se janë arrestuar pesë vetë për shkak të përleshjes, që ka ndodhur sot afër ndërtesës kryesore të qeverisë në Bukuresht.
Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për të lënduar eventualë, por mediat lokale kanë raportuar se ndaj Policisë janë gjuajtur shishe dhe shkopinj.
Në marsh kanë marrë pjesë afro dymijë njerëz dhe ai ishte i autorizuar nga zyrtarët rumunë dhe në masë të madhe është zhvilluar pa incidente, derisa një grup i njerëzve u nda nga grupi kryesor dhe u përpoq të hynte në Sheshin Universitar, që është një lokacion me vlerë të fuqishme simbolike.
Ky shesh ishte vend i protestave antikomuniste në dhjetor të vitit 1989.
Shumica e atyre që marshonin ishin shtetas të Moldavisë, që studiojnë në Rumani, por besohet se aty kishte edhe shtetas të vjetër të Moldavisë, që kishin ardhur nga kryeqytetin Kishinev.