Telegrafi

Marsh solidarizues për Astrit Deharin në Kumanovë (Foto)

Pas Tetovës edhe Kumanova do të mbajë homazhe për aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili u gjet i vdekur në burgun e Prizrenit. Kumanovarët do të organizojnë një marsh solidarizues, njofton Telegrafi Maqedoni.

Këtë iniciativë e ka paralajmëruar politikologu nga Kumanova, Xhenis Sulimani, i cili e ka titulluar këtë nismë si ”Një lule për Astrit Deharin”.

Lexo po ashtu Homazhe për Astrit Deharin edhe në Tetovë (Foto/Video)

Në njoftimin e kumanovarëve shkruhet ”Kumanova, të enjten – 10 nëntor, do të organizojë Marsh solidarizues për humbjen e veprimtarit të çështjes kombtare Astrit Dehari, i biri i Avni dhe Xhemile Deharit, familje kjo që i dha frymë dhe jetë shqiptarizmës. Marshi do të nis ora 12:30 para Gjimnazit Sami Frashëri dhe do të mbarojë në sheshin e qytetit. Gjithë ata që janë të gatshëm në mënyrë paqësore të solidarizohen me familjen Dehari ftohen të marrin pjesë.” thuhet në njoftim./Telegrafi/