Me moton “Ministër zgjohu nga gjumi” studentët e Parlamentit Studentor kanë marshuar nga Rektorati në drejtim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Në këtë mënyrë kanë shprehur pakënaqësitë për arsimin në vend, në veçanti atë në UP.
Arben Elshani, Kryetar i parlamentit studentor ka thënë se përmes këtij marshi duan të shprehin pakënaqësitë që kanë për arsimin.
“Ministri nuk po reflekton në kërkesat tona, kërkojmë nga ministri të zgjohet nga gjumi”, ka theksuar Elshani.
Kryetari i Parlamentit Studentor ka kërkuar një takim të përbashkët me rektorin dhe Ministrin e Arsimit.
Në fund të marshit studentët kanë lënë mbishkrimet me moton” Ministër zgjohu nga gjumi”, në shkallët e objektit të Ministrisë.