Site icon Telegrafi

Marsh protestues nga Sindikata e Policisë në Shkup, kërkojnë rritje të pagave

Sindikata e Pavarur e Policisë (SPP) sot organizoi marsh protestues në Shkup, ku kërkuan avancim të të drejtave të policisë së burgjeve dhe administratorëve nëpër burgje.

Marshi filloi prej ndërtesës së RTVM-së dhe vazhdoi drejt qeverisë dhe Ministrisë së Financave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në marsh u theksua se për tejkalimin e problemeve janë të nevojshme para shtesë nga rebalanci i buxhetit për vitin 2018, ligj të ri për përmbarim dhe sanksione dhe nënshkrim të një marrëveshjekolektive për policinë e burgjeve.

Pjesëmarrësit në marsh potencuan se kërkesat e tyre i kanë dorëzuar në organet kompetente në dhjetor të vitit të kaluar, por siç thonë, akoma nuk kanë përgjigje./Telegrafi/

Exit mobile version