Marshi i parë për të ardhmen do të mbahet nesër (27 shtator), me fillim në orën 13:00 para Ministrisë së Ambientit Jetësor në Shkup, nën organizimin e lëvizjes për drejtësi klimatike “Friaday for future Skopje”.
“Me këtë ngjarje historike do të përfundojë edicioni i Javës globale për ardhmëri, e cila ka filluar të premten e kaluar me protesta para qeverisë, ndërsa gjatë kësaj jave janë përfshirë disa aksione me qëllim që të theksohet situata katastrofale me ambientin jetësor në shtet”, thotë Ivo Bosillkov nga “Friday for future Skopje”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Marshi do të jetë kah Kuvendi dhe do të përfundojë para Qeverisë, ku do të ketë disa kërkesa për lëvizjet klimatike.
Ky marsh mbështetet nga “Koalicioni O2”, “Lëvizja për ajër të pastër”, “Shpëtim për Vodnon” dhe disa organizata tjera./Telegrafi/