Në Prishtinë sot është mbajtur një marsh në mbështetje të Qeverisë Kurti.
Marshi ishte organizuar nga Albert Shabani nga Skenderaj, dhe ka nisur rreth orës 14:00, transmeton Telegrafi.
Pjesmarrësit përmes disa pankartava kanë bërë thirrje për opozitën që të jetë më konstruktive në Kuvend.
“Ftojmë opozitën që të jetë konstruktive në Parlament dhe jashtë tij në mbështetje të shtetit dhe sovranitetit, pushteti merret me vota, jo me grushta”, “Të sillen para gjyqi të gjithë analistët që janë kundër shtetit të Kosovës”, janë disa nga thirrjet e protestuesve.
Ndërkaq, organizatori i marshit në një postim në Facebook ka thënë se “marshi ishte përtej pritjeve të tij”. /Telegrafi/