Telegrafi

Marsh masiv në Londër, kundër Brexit-it

Dhjetëra mijëra demonstrues pro-evropianë kanë dalë të shtunën në rrugët e Londrës, në shenjë të shënimit të 600vjetorit të lindjes së Bashkimit Evropian.

Organizatorët thanë se rreth 80 mijë njerëz iu bashkëngjitën marshit me të cilin bëhet thirrja për mbetjen e vendit në BE, edhe pse kryeministrja Theresa May po përgatitet që të mërkurën të nisë procesi i Brexit-it.