Dy fëmijët e saj sot u përcollën për në banesën e fundit, por ajo nuk ishte t’i përshëndeste për të fundit herë.
24-vjeçarja Marsela Toshi është rikthyer në Greqi pasi ka dhënë dëshminë e saj në polici.
Rreth orës 15:30 ajo ka kaluar në pikën kufitare të Kapshticës dhe më pas drejt vendit ku është rezidente prej kohësh.
Ajo nuk u lejua nga familjarët e burrit të saj Naum Toshi të merrte pjesë në varrimin e fëmijëve 7 dhe 4 vjeç që u mbytën nga babai i tyre ndërsa flinin të qetë. Pas vrasjes së tyre, Naum Toshi i dha fund edhe jetës së tij duke u vetëvarur.
Ngjarja tronditi mbarë opinionin publik, ndërsa motivet që çuan në këtë krim makabër u tha se ishin problemet mes çiftit. Këtë gjë e vërtetonte edhe letra e lamtumirës që kishte lënë 41-vjeçari, ku thoshte se gruaja shkatërroi gjithçka dhe se po merrte me vete edhe fëmijët.
Share this: