Telegrafi

Marsela reagon pas replikës së Samantës, tash thumbon Era Istrefin (Foto)

E marta përfundoi me një debat në mediat sociale. Marsela Çibuka bëri një status në Facebook duke i komentuar negativisht këngë ‘reggae’ të kolegeve e po ashtu nuk la pa përmendur operacionet plastike.

E fundit që ka publikuar një këngë të këtij zhanri është Samanta Karavella, e cila reagoi në Instagram e që u pasua edhe nga Adelina Tahiri e cila doli në mbrotje të këngëtares të “Si ai”.

Lexo po ashtu “Fjalosen” Marsela Çibukaj dhe Samanta Karavella (Foto)

Por, e mërkura nisi ndryshe. Samanta ka fshirë postimin në Instagram e ndërsa Marsela ka dhënë një sqarim të gjatë në profilin e saj në Facebook duke treguar se nuk e kishte me Karavellën.

“Shpreha mendimin tim mbi çfarë dëgjoj dhe mbi të gjitha mbi çfarë shoh rreth muzikës në Shqipëri, pa ju drejtuar specifikisht apo personalisht asnjë kënge dhe asnjë këngëtari/këngëtareje duke i nisur gjithmonë nga çfarë unë konsideroj muzikë të mirë apo videoklip të mirë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Marselës.

Edhe në status nuk kishte përmendur ndonjë këngë, njëjtë nuk mund të thuhet në koment ku ishte përmendur Era Istrefi dhe BonBon: “E imja nuk është një analizë e një kënge specifike,(prandaj nuk ta preku kush ‘BonBon’ pavarësisht se do më pëlqente shumë sikur dikush nga ju të më shpjegonte për çfarë flet kënga dhe pse tingëllon aq ndryshe kur interpretohet live?”

Nuk dihet nëse ky sqarim erdhi pas një komunikimi privat mes artisteve, apo thjesht janë keqkuptuar.