Marsela Çibukaj, e cila u bë e njohur nga “The Voice”, pas 20 vitesh jetesë në Itali, duket se po e gjen veten shumë mirë në rikthimin e saj në Shqipëri.
Këngëtarja është fotografuar në plazhin e Dhërmiut, në shoqërinë e një mashkulli, i cili kujdesej për të, transmeton Panorama.
Pas disa tentimeve për të rënë në peshë, artistja duket se ka hequr dorë duke u pajtuar me kilet e tepërta.
Ajo në një bisedë për “Top Show” kishte deklaruar se e dashuron shumë ushqimin dhe se nuk do të heqë dorë asnjeher prej tij. /Telegrafi/