Telegrafi

Marseille nuk heq dorë nga Strootman, gati oferta e lartë për Romën

Në ditët e fundit të gushtit, Roma mund të mbetet pa mesfushorin e saj Kevin Strootman.

Mesfushori holandez konsiderohet si tejet i rëndësishëm te Roma por pas tij është vënë Olympique Marseille.

Trajneri i klubit francez, Rudi Garcia është një fans i madh i Strootmanit dhe po bën të pamundurën për ta transferuar atë.

Sipas medieve italiane gjigantët francez do të tentojnë gjatë ditëve të ardhshme me një ofertë përfundimtare për Strootmanin.

Kevin Strootman (Getty Images)

Marseille pritet të ofrojë 35 milionë euro plus pesë të tjera në formë bonusesh për transferimin e lojtarit.

Vështirë të besohet se Roma do ta largojë njërin nga mesfushorët e saj kryesor, por megjithatë Marseille po tenton t’ia plotësojë dëshirën trajnerit të tyre.

Holandezi që iu bashkua Romës nga PSV Eindhoven, ka kontratë me klubin nga kryeqyteti italian deri në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/