Telegrafi

Marseille në kërkim të Morientes

Ish-futbollisti Evropian i Vitit, 33-vjeçari Morientes, është i lirë dhe është duke tërhequr vëmendjen e trajnerit të ri të Marseille, Didier Deschamps. Morientes thuhet se po ashtu është kontaktuar edhe nga Fiorentina ditëve të fundit.

Deshamps, i cili nga fundi i sezonit të kaluar ka marrë drejtimin e ekipit francez, është duke bërë ndryshime të mëdha në radhët e veta. Në largim e sipër nga ky ekip janë edhe dy shtyllat, kapiteni Lorik Cana dhe mesfushori Mathieu Valbuena.