Telegrafi

Marseille i gatshëm të heqë dorë nga Cana

France Football më herët kishte shkruar se Hamburg kishte bërë ofertë prej 5 milionë eurosh për kapitenin e Marseillet, edhe pse vështirë se klubi francez mund të heqë dorë nga shqiptari për këtë shumë. Marseille raportohet se nuk do të analizojë asnjë ofertë që është nën 8 milionë euro.

“Nuk është se ai e ka shprehur dëshirën për t’u larguar, thjesht është se për momentin, Lorik, i cili ka qenë këtu për katër vite, ka dëshirë të përpiqet dhe të eksplorojë diçka tjetër. Sot dera është e hapur, dhe nëse ka oferta do t’i analizojmë”, ka thënë drejtori sportiv i klubit, Jose Anigo.