Site icon Telegrafi

Marseille-Galatasaray, ndeshja që solli probleme dhe u ndërpre për disa minuta shkaku i tifozëve

Marseille-Galatasaray, ndeshje e vlefshme për Grupi E në Ligën e Evropës, u ndal për disa minuta në fundin e pjesës së parë për shkak të incidenteve në tribuna.

Tifozët turq dhe francez lëshuan fishekzjarrë që ranë në fushën e “Stade Vélodrome”, duke bërë që gjyqtari polak Paëel RaczkoWski të pezullojë përkohësisht ndeshjen.

Lojtarët prisnin në fushë ndërsa forcat e sigurisë tentonin të rikthenin qetësinë.

Kapiteni i Galatasaray, Muslera ishte një nga ata që ndërhyri për të qetësuar tifozët e Galatasaray.

Portieri uruguaian, u kërkoi tifozëve turq që t’i japin fund incidenteve.

Njëlloj si ai bëri edhe Dimtri Payet, i cili gjithashtu ndërmjetësoi te tifozët e Marseille. Në fund, pas gati tetë minutash ndeshja rifilloi.

Ndeshja pas 90 minutave u mbyll 0-0 edhe pse kishte raste nga të dyja anët, por edhe tensione mes lojtarëve.

https://twitter.com/MrMatthewF1/status/1443682622283161601

Fillimi i sezonit në Francë po shënohet nga një seri përplasjesh mes publikut në stadiume pas gati një viti e gjysmë mungese.

Ndeshjet Nice- Marseille, Lens-Lille, Angers- Marseille dhe Bordeaux – Montepellier sollën probleme në stadiume në Ligue 1. /Telegrafi/

Exit mobile version