Olympique de Marseille ka triumfuar përballë Paris Saint-Germainit në derbin klasik francez të zhvilluar Stade Velodrome dhe është kualifikuar në çerekfinale të Coupe de France.
Pas gjysmë ore lojë u akordua penallti në favor të ekipit vendas, përgjegjësinë e mori Alexis Sanchez dhe u tregua i saktë (31’).
Pa përfunduar pjesa e parë (45’+2), Sergio Ramos i barazoi shifrat duke realizuar me kokë falë harkimit të Neymar nga këndi.
Në pjesën e dytë, Ruslan Malinovsky shënoi një gol shumë të bukur (57’) nga jashtë zonës për ta rikthyer epërsinë e nikoqirëve.
Në vijim nuk u shënuan gola të tjerë dhe Marseille siguroi pjesëmarrjen në çerekfinale të Coupe de France në dëm të Paris Saint-Germainit. /Telegrafi/
GOAL!
Olympic Marseille 1-0 PSG
Alexis Sanchez scores a penalty#OMPSG #CoupeDeFrance https://t.co/5b1lXZcWUO
— H/F (@hfworld_) February 8, 2023
https://twitter.com/Underdog_Soccer/status/1623427765931241474
GOAL!
Olympic Marseille 2-1 PSG
Ruslan Malinovsky scores#OMPSG #CoupeDeFrance #LaClassiquepic.twitter.com/GBEBZeGNMO
— H/F (@hfworld_) February 8, 2023
GOAL | MARSEILLE 1-0 PSG
⚽ 29' Alexis Sanchez (Penalty)#MARPSGhttps://t.co/22o4gvxjfP
— Footy Hub (@Footyhub01) February 8, 2023