Telegrafi

Mars lanson klipin e këngës “La casa de Papel”

Mars (Foto: Instagram/iam.marsi)

“La casa de Papel” është titulli i këngës më të re në zhanrin hip-hop, të cilën e ka lansuar artistja e njohur si Mars.

Kënga është shoqëruar edhe me videoklip, i cili është frymëzuar nga seriali televiziv me të njëjtin emër.

Producenti i shumë hiteve, Nurteel, qëndron prapa këtij projekti muzikor, ndërsa tekstin e kanë shkruar Mars dhe Ghulo.

Xhirimi i videoklipit është bërë me regji të Jur Agushiy dhe Aldo Markut, ndërsa për koreografinë është kujdesur Ari Metani.

“E falënderoj përzemërsisht ekipin për punën e palodhshme dhe të pakursyer”, ka shkruar Mars në një postim në Instagram. /Telegrafi/