Site icon Telegrafi

Marrsh protestues në Athinë për të drejtat e refugjatëve

Në Athinë është mbajtur të enjten një marrsh protestues i emigrantëve, të cilët kërkuan kufij të hapur për emigrantët dhe edukim për fëmijët e tyre.

Sipas mediave greke, protestuesit së pari u ndalën të Zyra e Bashkimit Evropian në Athinë, për të vazhduar pastaj tek Parlamenti grek.

Në protestë morën pjesë refugjatë nga kampet që gjinden në Lavrio, Eleonas dhe Skaramangas të Greqisë, njofton KosovaPress.

Ndryshe, protesta të ngjashme të refugjatëve, të cilët kryesisht janë nga Siria dhe Iraku, janë mbajtur në Athinë edhe më parë.

Exit mobile version