Site icon Telegrafi

Marrja e shërbimeve përmes platformës eKosova kursim i kohës dhe kostos për qytetarët

eKosova është platformë shtetërore ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike.

Projekti i digjitalizimit të shërbimeve në kuadër të eKosova paraqet procesin vijues drejt digjitalizimit të të gjitha shërbimeve në administratën shtetërore të Republikës së Kosovës.

eKosova ka mision të sigurimit të shërbimeve më të mira, në kuptim të efikasitetit dhe efiçiencës, produktivitet më të lartë, shërbime cilësore për qytetarët, kursim të kohës, rritjen e transparencës por edhe ngritje të sistemit të llogaridhënies karshi shërbimeve të cilat ofrohen nga organet shtetërore dhe zyrtarët publik.

Tanimë përmes platformës eKosova, qytetarët dhe bizneset, nëpërmjet internetit, mund të marrin shërbime elektronike, duke kursyer kohën dhe koston, pa pasur nevojë për prani fizike në zyrat e administratës. Kjo mënyrë e ofrimit të shërbimeve: rritë efikasitetin dhe efiçiencën në punë,  ulë burokracinë, rritë nivelin e transparencës, llogaridhënies si dhe cilësinë e shërbimeve

Me implementimin e eKosova, janë statistikat në kohë reale ato që tregojnë qartë se sa ka pas interesim të qytetarëve për platformën.

Deri tani janë lansuar këto shërbime: Tatimet, Policia, Familja, Shëndetësia, Grante dhe subvencione, Auditore Ligjor, Komunalitë, Leje qëndrim, Arsimi, Verifikimi i dokumenteve, Udhërrëfyesi i procedurave, Banderolat.

Së shpejti platforma eKosova do të lansoj shumë shërbime tjera si: OJQ, Skemat pensionale, Prona, Puna, Biznesi, Automjeti, Dogana, Gjyqësori, Gjendja civile, Leja, Konsulata, Kontributet dhe pensioni dhe Tregtia me shërbime.

Vazhdoni të merrni shërbimet publike online përmes platformës shtetërore  eKosova ekosova.rks-gov.net

Exit mobile version