Telegrafi

Marrja e rregullt e aspirinës shkakton verbim

 Shkencëtarët, të cilët kanë përcjellë 4.000 njerëz të moshuar në vende të ndryshme nëpër Evropë, kanë zbuluar se ata të cilët marrin terapi ditore të këtij bari, janë dyfish më të rrezikuar që në moshë të shtyrë të vuajnë nga degjenerimi makular.

Proceset degjeneruese në pjesën e mesme të makulës, që shkaktohen nga pëlcitja dhe fryrja e enëve të gjakut në sy, sjellin deri te dëmtimi i shikimit qendror dhe quhen si degjenerimi i njomë makular.

Përfundimi i shkencëtarëve pas realizmit të këtij studimi është se aspirina nuk e shkakton humbjen e shikimit, por e përkeqëson gjendjen e enëve të gjakut në sy.

Studimi është realizuar te të moshuarit në Norvegji, Estoni, Britani të Madhe, Francë, Itali, Greqi dhe Spanjë. /Telegrafi/