Site icon Telegrafi

“Marrja e ftesës për anëtarësim në NATO është një nga momentet më të rëndësishme për vendin”

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska pas hapjes së procesit të pranimit të Maqedonisë në NATO, realizoi takim sot me zv. Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Rose Gottemoeller dhe Komisionarin për Zgjerimi të BE-së, Johannes Hahn, pasi hapi procesin e bisedimeve të pranimit të Maqedonisë me NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç thonë nga Ministria e Mbrojtjes, Sheqerinska në takimet me Gothemeler dhe Hahn tha se një nga momentet më të rëndësishme për të ardhmen e vendit, është marrja e ftesës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, vendi është përqendruar në bisedimet për anëtarësim, duke shprehur shpresën se do të jenë të shpejta, efikase dhe cilësore.

“Ne kemi bërë përpjekje të mëdha për Maqedoninë që të jetë plotësisht e përgatitur për bisedimet për anëtarësim. Ne kemi shumë përvojë dhe vullnet të madh për të përfunduar këto bisedime sa më parë që të jetë e mundur dhe paralelisht me përmbushjen e detyrimeve të brendshme nga marrëveshjes me Greqinë, Maqedonia të marrë vendin e saj të ligjshëm si një anëtare e plotë e Aleancës”, tha Ministrja e Mbrojtjes.

Sipas Sheqerinskës, fillimi i bisedimeve për anëtarësim është një konfirmim se procesi vazhdon./Telegrafi/

Exit mobile version