Telegrafi

Marrin me qira një vilë për të festuar ditëlindjen, zbulojnë diçka të tmerrshme (Foto)

Disa djem kishin vendosur që të merrnin me qira një vilë në periferi të Parisit, për të organizuar një festë ditëlindjeje.

Ata i ishin drejtuar agjencisë ‘Airbnb’, për të siguruar vilën.

Pasi arritën në godinë, të rinjtë bënë një shëtitje në kopsht dhe bënë një zbulim makabër: gjetën kufomën e një gruaje të dekompozuar.

Të shokuar për gjetjen, ata njoftuan menjëherë policinë, përcjell GSH.

Viktima ende nuk ishte identifikuar dhe autoritetet i bënë ekspertizën dhe nisën hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Pronari i vilës, një person i quajtur Emmanuel L, i cili ndodhet me pushime së bashku me gruan dhe fëmijë, pritet të merret në pyetje nga hetuesit.