Telegrafi

Marrëveshjet në katër sy për 4 vjet vlejnë 300 milionë euro në Maqedoni (Video)

Numri i kontratave të nënshkruara në katër sy apo përmes marrëveshjeve të drejtëpërdrejta është në rritje në mënyrë të vazhdueshme. Vetëm për katër vjet, përmes këtij modeli janë nënshkruar marrëveshje me vlerë prej 300 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në disa deklarata për televizionin “24 Vesti” një pjesë e ekspertëve besojnë se marrëveshje të tilla, edhepse janë të ligjshme, hapin dilema të shumta për vensimmarrje subjektive dhe rrisin rrezikun e korrupsionit dhe mashtrimit të mundshëm.

Sipas bazës së të dhënave nga Qendra për Komunikim Qytetar, për vitin 2012, 2013 dhe 2014 me procedurë të urgjencës janë nënshkruar kontrata me vlerë prej 39 milionë euro. Kompania ELEM i paraprinë listës, dhe pas saj është KSHZ-ja. KSHZ-ja proceduroi material zgjedhorë nën preteksin e urgjencës në zgjedhjet lokale të vitit 2013 dhe në vitin 2014 për zgjedhjet të parakohshme parlamentare. Deri në këtë kohë KSHZ-ja ende nuk ka lëshuar njoftim për prokurimin e materialeve zgjedhore , ndërsa ngelet pyetja se nëse edhe këto zgjedhje KSHZ-ja do rë kërkojë me procedurë urgjente./Telegrafi/