Në bllokadë totale janë pothuajse të gjitha marrëveshjet që Kosova ka arritur me Serbinë në dialogun e Brukselit.
E pafuqishme përballë obstruksioneve të vazhdueshme të fqinjit verior, Qeveria e Kosovës ka zgjedhur t’i ankohet Bashkimit Evropian, shkruan sot Koha Ditore.
Shkelje të afateve në të gjitha ujditë e arritura deri më tani janë konstatuar në raportin prej 31 faqesh të ministres për Dialog, Edita Tahiri, që për adresë ka shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
Aty Qeveria ka shprehur zotimin se nuk do të ketë zbatim të marrëveshjes për themelimin e Asociacionit, në të cilën po këmbëngul Serbia, përderisa nuk largohet barrikada park mbi lumin Ibër e nuk shuhen të gjitha strukturat paralele.